Sot vijnë 7020 doza të tjera vaksine nga Pfizer

Nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se ky është furnizimi i tretë i një serie që nuk do të ndërpritet. Përveç vaksinave të Pfizer, Shqipëria do të marrë dozat e AstraZeneca.

“7020 doza vaksinash vijnë sot nga kontrata me Pfizer, është e treta e një serie furnizimesh që nuk do të ndërpriten, sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e popullatës. Siç lidhëm kontratën me Pfizer, do të vijojmë më Covax, pra me dozat e AstraZeneca, që janë dhe pritet që të vijnë me përfundimin e procedurave të Covax”- tha Manastirliu.

“Po punojmë gjithashtu për lidhjen e marrëveshjeve direkte me shtete partnere për të siguruar edhe më shumë doza vaksine”, shtoi më tej Manastirliu nga foltorja e Kuvendit./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim