Për shumë njerëz terapia në grup mund të jetë më shumë më fuqishme dhe sesa terapia individuale.
Nga Lediona Braho
(Psikologe/ Psikoterapiste)
Pra, pse terapia në grup është kaq e dobishme?
-Të ndihmon të kuptosh se NUK JE VETËM: Nuk je vetëm TI që po kalon X problem apo që ke Y sekret, ka shume të tjerë si ti.
– Ndihmon në dhënien dhe marrjen e mbështetjes: Nuk është vetëm terapisti, por i gjithë grupi ndihmues dhe mbështetës.
-Të ndihmon të gjesh “një zë”: të bëhesh i vetëdijshëm për ndjenjat dhe nevojat e tua dhe t’i shprehësh ato.
– Të ndihmosh të ndërtosh marrëdhënie më të shëndetshme me të tjerët: në atmosferën e sigurt të terapisë së grupit, anëtarët marrin komente të sinqerta nga njerez që deri diku kujdesen për ta.
– Ofron një rrjet sigurie: anëtarët përpiqen të jenë autentikë, të flasin për problemet që kanë dhe të ruajnë nga java në jave mbeshtetjen e grupit.
Ka lloje te ndryshme grupesh terapie që u shërbejnë QELLIMEVE të caktuara, por e përbashkëta është 1: Njerëz të ndryshëm bëhen bashkë, nën drejtimin e një terapisti grupi të trajnuar, për të punuar për përmiresimin e jetës së tyre!
Grupet takohen 1 herë në javë për 1.5-2.5 ore dhe kohëzgjatja e grupit mund të jetë me muaj ose vite.


