Kryefaqja Psikologji Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë për të dalë...

Çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë për të dalë nga kjo gjendje

0
Shpërndaje

Artemisi Dono, psikologe klinike sqaron se çfarë është ataku i panikut dhe si ta menaxhojmë për të dalë nga kjo gjendje, që tashmë mund të cilësohet si epidemi.

“Ataku panikut ka disa shenja që shpesh mund të duket si sëmundje kardiake dhe mund të ngatërrohet me të” , tha në fillim të bisedës psikologia, duke shtuar se shumica e njerëzve mund të përjetojnë një atak paniku të paktën njëhëre në jetën e tyre.

”Së pari, për të shpjeguar termat një atak paniku është një ngjarje shumë intensive emocionale që na krijon bllokim frymarrje, duke përfshirë mendjen por dhe trupin tonë”, shtoi Artemisi në studio e emisionit “Klinika 24”.

Kryesisht ndodh për shkaqe të panjohura, por mund të ketë dhe motive që lidhen me një ngjarje në të shkuarën tonë. Ataku panikut mund t’i ndodhi kujdo dhe nuk bën përjashtime dhe lidhet kryesisht me frikën tonë.

“Gjatë një ataku paniku ajo që vihet re është frymëmarrja e shkurtër, pasi duket sikur një person nuk merr dot frymë”, tha psikologia.

Zakonisht ataku panikut nuk ka ndarje moshe, pasi mund të përjetohet nga të gjithë dhe lidhet me nivelin e stresit. Psikologia sugjeroi disa metoda të thjeshta si meditimi apo frymëmarrja, apo çajrat e ndryshëm, që të kalojnë problemin me atakun e panikut.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here