A mund të çojnë shytat në infertilitet?

Evin Dani 2Përgjigjja nga mjeku androlog Evin Dani:

Nëse bazohemi në statistikat botërore shihet se parotiti epidemik, si njihen shytat, në 12-16 % të rasteve çon në infertilitet dhe kjo sëmundje zë vendin e dytë si shkak për infertilitet. Shkak për këtë është orkiti (inflamacioni i testeve) që është bashkëshoqëruese e kësaj sëmundjeje.

Dua të theksoj se orkiti nga parotiti epidemik nuk është komplikacion, është bashkëshoqëruese e sëmundjes dhe ka afinitet nga vetë virusi. Në rastin kur shfaqet orkiti, përveç shenjave klinike të shytave (të sëmundjes bazë), shfaqet dhe enjtje, skuqje, dhimbje në prekje e testeve, temperatura mund të rritet në shifra më të larta. Kjo gjendje mund të vijë disa ditë pasi është shfaqur sëmundja bazë. Prekja mund të jetë e njëanshme, por mund të jetë dhe më e rëndë (e dyanshme).

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?