A mund të parandalohen kistet e veshkave?

veshkatKistet e veshkave zakonisht nuk janë serioze. Këto lloj kistesh janë të lidhura me moshën dhe ndodhin shumë shpesh. Kjo është arsyeja se pse këto kiste quhen shpesh “kiste të thjeshta të veshkave” dhe zakonisht nuk transformohen në tumore kanceroze. Ato janë pothuajse të padëmshme nëse kapen në kohën e duhur dhe nuk agravohen. Nëse muret e këtyre kisteve janë të trasha dhe të parregullta, atëherë ato mund të lidhen me ndonjë lloj kanceri. Por, rreth 70% e kisteve në veshka janë të padëmshme. Prandaj këto kiste mund të parandalohen dhe kurohen nëse ndiqni këto këshilla:

  • Shmangni pirjen e duhanit dhe pijeve alkoolike
  • Pini 2 litra ujë në ditë
  • Shmangni kripërat, miellin e përpunuar, sheqernat dhe pijet e gazuara
  • Hani fruta dhe perime të freskëta në çdo vakt
  • Shmangni konsumimin e mishit të kuq
  • Pini lëngje natyrale frutash (jo të konservuara sepse përmbajnë ngjyrues dhe sheqerna)
  • Pini për 10 ditë në muaj, një gotë ujë të përzier me një lugë çaji sodë buke, para se të flini.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë