A të shëndosh pilula kundër shtatzënisë?

Është shumë e vështirë të përgënjeshtrosh një informacion që tashmë i është ngulitur në kokë gjithë opinionit publik. Një nga pilula kontraceptive 1mitet e pilulës është se po more pilulën, do të shtosh në peshë. Sipas një morie studimesh të verbra (domethënë ata që iu nënshtruan studimeve nuk dinë emrin e produktit që po testojnë në mënyrë që të mos ndikohen), është vërtetuar shkencërisht se mbipesha nuk është efekt dytësor i pilulës. 95% deri në 99% e grave nuk e kanë problem. Disa humbasin peshë, të tjera shtojnë dhe të gjitha ia vënë fajin pilulës.

Ka shumë mundësi që argumenti i cili mbron idenë se po të mendosh që do të shtosh në peshë, do të shtosh vërtetë, deri diku qëndron. Ka edhe disa ndryshime në sjellje që kalohen pa u vënë re. Për shembull, kur fillojmë të marrim pilulën dhe shtojmë në peshë, ia vëmë fajin “pilulës së gjorë”. Disa paciente më kanë thënë se fillojnë të mendojnë gjëra të tilla si: “punë e madhe, po e ha një fetë tortë, po shëndoshem që po shëndoshem nga pilula”. /Carol Livoti, gjinekologe amerikane

Për më shumë mbi kontraceptivët, lexoni:

https://shendeti.com.al/a-ndikon-perdorimi-i-kontraceptiveve-ne-shfaqjen-e-strijave/

https://shendeti.com.al/kontraceptivet-rrisin-riskun-per-kancer-te-gjirit-deri-ne-50/

https://shendeti.com.al/metodat-kontraceptive-ja-cfare-duhet-ditur/

https://shendeti.com.al/a-ndikojne-kontraceptivet-ne-semundjet-e-trurit/

 

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës