Avinash Ananda: Suksesi i vazhdueshëm nuk është fat

Arlinda Gjypi

“Suksesi i vazhdueshëm nuk është kurrë rezultat i rastësisë apo fatit. Suksesi e ka një formulë”. Këto janë fjalët bazë të trajnimit të mbajtur ditët e fundit në Tiranë mbi mënyrat sesi arrihet suksesi. Një takim i veçantë, me njerëz që duan të arrijnë një sukses afatgjatë dhe jo vetëm të çastit, një takim ku mund të mësoje mbi mënyrën se si arrihen rezultatet për të pasur një kompani fitimprurëse me njerëz që japin më të mirën e tyre.

Avinash Ananda reklamaI sjellë në Tiranë nga “Agna Group”, lidershipi guru Avinash Ananda, i njohur në Evropë, Azi dhe Amerikë, realizoi trajnimin “Rruga drejt suksesit”, duke cilësuar si tre pika kyçe: energjinë, vendimmarrjen dhe të vepruarit.

“Energjia është rezultat i stërvitjes dhe përqendrimit”, u shpreh Avinash Ananda gjatë trajnimit. Ai theksoi disa prej ushtrimeve që duhen kryer për të rritur vetëbesimin dhe vetëvlerësimin, me qëllim zëvendësimin e mendimeve negative me mendime pozitive. Gjithashtu iu dha rëndësi besimit, si një ndjenjë sigurie.

Afirmimi është gjithashtu i rëndësishëm që një person të arrijë suksesin. Praktika e cilësuar si “svasti” mëson fuqinë e fjalëve pozitive dhe mendimit pozitiv, duke nënkuptuar pozitiven në kohën e tashme për diçka personale që një person dëshiron të realizohet. Gjithashtu mirënjohja është një pjesë e rëndësishme. Duhet të dimë të jemi mirënjohës, arsyet si dhe njerëzit që të tregojmë mirënjohjen tonë.

“Vendimet përcaktojnë fatin”, u shpreh Avinash Ananda, duke bërë një analizë të vendimeve të marra në të shkuarën, të cilët kanë ndikuar në jetën e gjithsecilit. Duke vendosur synime, është më e lehtë të ecet përpara. Për çdo vendim duhet pasur parasysh: Ku duhet të përqendrohem? Ç’nënkupton kjo për mua? Ç’duhet të bëj? Dhe, për të kuptuar rëndësinë e këtyre, Ananda përmendi shprehjen “Jeta nuk është të gjesh veten, por të krijosh veten”.

Lumturia duhet të jetë 360 gradë. Kjo nënkupton të gjeturit kënaqësi në të gjitha fushat e jetës: në fizik, emocione, marrëdhënie, punë, karrierë, financa, kohë, kontribute. Duke i vënë synime vetes se ku duhet të filloni ndryshimin, më tej duhet të veproni.

Avinash Ananda“Pa veprime të disiplinuara, suksesi i qëndrueshëm s’është i mundur”, tha Avinash Ananda për të pranishmit. Si pjesë e fundit e këtij trajnimi ai nuk harroi të përmendë se që të ndodhë transformimi i vërtetë në një kompani, punonjësit e të gjitha niveleve duhen trajnuar, që nga drejtori deri tek pastruesi.

Ananda mbështet idenë dhe i këshillon kompanitë që të investojnë në ndërtimin e një sistemi trajnimi duke stërvitur trajnerë brenda tyre për të krijuar një kulturë përsosmërie gjatë gjithë kohës.

Avinash Ananda, Lidership Guru

Avinash Ananda është mjeshtër i njohur ndërkombëtarisht, është lidership guru, folës motivues, konsulent menaxhimi, autor dhe trajner i lumturisë.

Misioni i Anandës është të ndihmojë individët dhe organizatat që të bëhen të vetëdijshëm për të përjetuar, mbështetur dhe përhapur lumturinë në jetën e tyre në 360 gradë, duke bërë më të mirën me gjithë energjitë që kanë. Kjo i aftëson individët dhe organizatat që të lulëzojnë, dhe jo thjesht të mbijetojnë. Bëhet fjalë për një rrugë në të cilën individët e rrisin produktivitetin e tyre, duke nxjerrë në pah gjithë potencialin dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.

I njohur nga media dhe nga profesionistët si “Guruja i guruve”, Avinash Ananda ka trajnuar dhe drejtuar personalisht mbi 100 liderë dhe trajnerë të sjelljes. Ai gjithashtu ka trajnuar mbi 300 000 njerëz nga të gjitha fushat e jetës, në gjithë aspektet e shkencës së sjelljes për mbi 20 vjet.

Klientët e tij përfshijnë studentë, edukatorë, personalitete të artit dhe sportit, drejtues të kompanive, forcat e sigurisë, përfshirë policinë, gjyqtarë të gjykatës së lartë, organizata, trupat qeveritare dhe koorporata të mëdha në gjithë botën. Ai gjithashtu ka trajnuar individë të mbi 200 organizatave në 15 shtete në Azi, Evropë dhe Amerikën e veriut në mbi 12 industri, duke përfshirë Farmaceutikë, Qeveri, Banka, Edukim, Turizëm, Ndërtim etj.

Avinash Ananda është themelues i GAMMA-s, një organizatë trajnuese për sjelljen e dedikuar për kërkimet dhe mësimin e marrëdhënies mes lumturisë, udhëheqjes, rritjes së potencialit njerëzor dhe produktivitetit.

Avinash është Kryetar i Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Personalitetit (IIPD) i fokusuar në trajnimin e të rinjve. Si dekan i Institutit të Menaxhimit të Shkencave të Sjelljes, ai drejton një skuadër të fakultetit që kryen Kurse Certifikimi në aspektet e sjelljes duke trajnuar mbi 200 organizata.

Mësimet e tij janë nxjerrë nga sfera të ndryshme, duke përfshirë urtësinë lindore dhe menaxhimin e mendimit perëndimor. Interesat e tij përfshijnë zenin, meditimin, hipnozën, mendimin lateral, psikologjinë, sinergjinë, psikologjinë e meditimit dhe filozofinë. Stili i mësimdhënies së Avinashit është unik. Është një mënyrë e bukur, përfshirëse, dramatike, interaktive, motivuese, e ndërthurur me humor dhe jetëndryshuese.

Avinash Ananda 1Ai arrin të ndërthurë konceptet teorike, strategjitë e biznesit, shembuj të vërtetë të jetës reale dhe plane veprimi individuale. Avinash Ananda punon në fushën e mendimit dhe nivelet e aftësive duke vënë në pah vlerat bazë organizative dhe vizionin e besimimeve individuale.

Qoftë një takim për strategjinë e brendshme, një konferencë biznesi apo ngjarje vjetore me mbi 4000 njerëz, aftësia e Avinashit arrin të mahnisë audiencën e tij dhe t’i japë vlerë të madhe, çka e bën atë një nga më të kërkuarit në industrinë profesionale të mësimit.

 

Avinash Ananda mendon se që të ndodhë transformimi i vërtetë në një organizatë, punonjësit e të gjitha niveleve duhen trajnuar, që nga drejtori deri tek pastruesi. Për ta realizuar këtë ide të tij, ai lidhet me dhe i këshillon organizatat të investojnë në ndërtimin e një sistemi trajnimi duke ngritur trajnerë brenda kompanisë për të mbështetur përpjekjet e krijimit të një kulture përsosmërie gjatë gjithë kohës.

Para se të ngrinte akademinë e tij, Avinash Ananda pati një përvojë sipërmarrëse, trajnuese, konsultuese në marketing, reklamim dhe shitje. Edukimi i tij akademik përfshin studime në Marrëdhëniet Industriale dhe studime të thelluara në Psikologjinë Organizative. Studimet e tij profesionale përfshijnë kurse trajnimi të ndryshme dhe studime të thelluara në institucione si Instituti Indian i Menaxhimit.

Ai gjithashtu ka studiuar në Programin e Shkollës së Biznesit të Harvardit.

Avinash Ananda gjithashtu është vullnetar për komunitetin dhe çështjet kombëtare. Si pjesë e kësaj ai realizon trajnime falas për organizatat që punojnë me jetimët, të moshuarit, individët me probleme fizike dhe fëmijët e rrugës.

Postime të ngjashme

Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Infermieria, profesioni që të zgjedh
Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur
Arben Baboci, kirurgu i zemrës së fëmijëve
Arjana Rreli: Zgjodha ëndrrën e babait tim
Festa Mjeshtri: Realiteti vret ëndrrat e grave
Pëllumb Pipero: Odisea, nga repartet ushtarake, në gjirin e elitës mjekësore
Infeksionet në shtatzëni, kur e rrezikojnë bebin