Çfarë analizash duhet të bëni pasi të ktheheni nga pushimet?

Periudha pas pushimeve verore është një mundësi e mirë për të bërë kontrollin tuaj vjetor, pasi jeni të pushuar dhe do të jeni më të përgatitur për të mirëpritur periudhën e vështirë që ju pret.

Disa nga testet që mund të kryeni janë si më poshtë:

-Test i përgjithshëm i gjakut dhe i urinës

-Kontroll kardiak

-Kontroll oftalmologjik

-Ekzaminim nga dentisti për të pastruar dhe kontrolluar zgavrën orale

-Kontroll dermatologjik. Ky ekzaminim specifik është i dobishëm për të gjithë, por është i detyrueshëm për ata që kanë nishane ose probleme të tjera të lëkurës, veçanërisht pas verës.

Këshillohet që gratë t’i nënshtrohen një ekzaminimi të plotë gjinekologjik me një PAP test, ultratinguj vaginal dhe, nëse mjeku e sheh të nevojshme, një mamografi.

Postime të ngjashme

Studim i ri: Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur