Dobësi, marramendje, lëkurë e zbehtë, duar dhe këmbë të ftohta etj… Ja çfarë tregojnë këto simptoma

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Anemia është një gjendje në të cilën qelizat e shëndetshme të kuqe të gjakut që kryejnë furnizimin e trupit me oksigjen nuk janë të mjaftueshme në indet e trupit. Ka shumë forma të anemisë të cilat kanë shkaqet e tyre specifike. Anemia mund të shfaqet në një periudhë kohore afatshkurtër ose afatgjatë dhe simptomat e saj ndryshojnë në varësi të gjendjes që ndodheni. Nëse jeni anemik duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të marrë mjekimin e duhur, pasi nëse nuk trajtohet, kjo gjendje mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.

Simptomat e anemisë janë:

  • anemiaLodhje kronike
  • Dobësi
  • Lëkurë e zbehtë ose e verdhë
  • Rrahje zemre të parregullta
  • Marramedje
  • Gulçim në stomak
  • Dhimbje gjoksi
  • Duar dhe këmbë të ftohta
  • Dhimbje koke

Në fazat e para të anemisë këto simptoma janë të lehta dhe mund të kalojnë pa u vënë re, por me përkeqësimin e gjendjes përkeqësohen dhe simptomat. Në rastet e anemisë, mungesa e vitaminës B-12 dhe hekurit janë të zakonshme.

Shkaqet që çojnë në anemi janë:

  • Trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut.
  • Gjakderdhjet e ndryshme mund të bëjnë humbjen e qelizave të kuqe të gjakut më shpejt se zëvendësimin e tyre.
  • Kur vetë trupi shkatërron qelizat e kuqe të gjakut.

Burimi: Majo Clinic

Ja disa postime të tjera të mëparshme në lidhje me aneminë dhe metodat natyrale për ta kuruar atë:

https://shendeti.com.al/jeni-anemik-ja-si-te-trajtoheni-me-produkte-natyrale/

https://shendeti.com.al/anemia-menute-perfekte-per-ta-luftuar/

https://shendeti.com.al/anemia-ushqimet-kur-vuajme-nga-mungesa-e-hekurit/

https://shendeti.com.al/anema-te-grate-shtatzena-si-ta-parandalojme/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës