Sami Galanxhi, doktor i shkencave mjekësore
Në sektorin e mjekësisë popullore mbizotëron seksi femër. Prioriteti i seksit femër është vlerësuar që në kohët e diktaturës, por sidomos në 25 vitet e fundit të tranzicionit.
Nga të dhënat e nxjerra nga ish-Instituti i Mjekësisë Popullore në vitet 1975-1985, seksi femër në mjekësinë popullore arrin deri në rreth 60% kundrejt 40% të seksit mashkull.
Kjo flet shumë për përkushtimin e femrës për të ndihmuar dhe për të shëruar njerëzit në nevojë.


