Flamur Topi, mjek
Ç’do të ishte një shoqëri njerëzore pa femrën? Femra është e shenjtë, të dhunosh një femër nga pikëpamja fetare është mëkat, nga pikëpamja ligjore është krim. Femra meriton respektin më të madh. Kush ka dhunuar femrën, ka dhunuar botën, ka dhunuar të ardhmen. Ai që e bën këtë gjë, është shumë herë i poshtëruar, për t’u mëshiruar. Dënimi më i madh në ligjet e një vendi duhet të jetë kur i merr jetën një gruaje, por edhe kur e dhunon një grua. Dënimi duhet të vijë dhe nga shoqëria që duhet t’i shohë këta njerëz si kriminelë.


