Blendi Salaj, gazetar
Për të përkufizuar figurën e gruas, preferoj t’i referohem autorit të mirënjohur francez, fenomenit letrar Michel Houellebecq:
“Qenie të tilla njerëzore që punonin gjithë jetën, që rropateshin thjesht për dashuri dhe përkushtim; që ia falnin jetën e tyre të tjerëve me një frymë përkushtimi dhe dashurie; që madje as nuk mendonin se ishin duke u sakrifikuar; që as nuk e çonin ndërmend mënyrë tjetër të jetuari, veçse duke ia falur jetën të tjerëve me një frymë dashurie dhe përkushtimi. Në përgjithësi, këto qenie njerëzore, ishin gra”.


