I verbri dhe shoku i tij pa krahë shndërrojnë shkretëtirën në një oazë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

histori njerezore

Dy burra me aftësi të kufizuara, njëri i verbër dhe tjetri pa krahë, kanë më shumë se 10 vite që mbjellin pemë në një terren moçalor në Kinë. Çdo ditë, Jia Haixia dhe Jia Wenqi shkojnë në punë me ndihmën e njëri-tjetrit. Ata ecin çdo ditë në këmbë, me mjete të thjeshta pune në duar, dhe punojnë me orë të tëra për të mbjellë sa më shumë pemë të munden, që prej 14 vjetësh. Deri tani kanë mbjellë plot 10 mijë pemë.

Haixia lindi me njërin sy të verbër, ndërsa shikimin tek syri tjetër e humbi në vitin 2000 pas një aksidenti në fabrikën ku punonte. Shoku i tij ka humbur të dy krahët që tre vjeç, pasi ra në kontakt me korrentin.

“Unë jam krahët e tij, ndërsa ai është sytë e mi”, tregon Haixia. “Jemi dyshe shumë e mirë”.

histori njerezore1

Kur u verbërua krejtësisht, 54-vjeçari tregon se e kishte shumë të vështirë të përballej me jetën. “Në fillim u ndjeva i dëshpëruar, sa doja të vrisja veten” tregon ai. Në atë kohë djali i tij ishte vetëm katër vjeç, bashkëshortja nuk mund të punonte se ishte e sëmurë, ndërsa Haixia nuk mund të punonte më në fabrikë, kështu kishte humbur edhe burimi i vetëm i të ardhurave.

histori njerezore3

Ndërsa Wenqi tregon se ishte shumë i vogël kur humbi krahët dhe nuk kujton asgjë nga jeta kur ishte me krahë. “Duke u rritur kam mësuar të luajë normalisht me fëmijët e tjerë në fshat” tregon ai. “Unë i ndiqja në çdo gjë që bënin. Kam notuar me ta, jam përpjekur të punoj me ta”.

Wenqi është mësuar të jetojë pa krahë dhe duar. Në punë ai përdor qafën dhe shpatullat për të mbajtur parmendën, ndërsa shkruan me këmbë.

histori njerezore3

Të dy burrat janë të pasionuar pas mbrojtjes së mjedisit dhe me ndihmën e njëri-tjetrit kanë arritur ta shndërrojnë shkretëtirën në një oazë. “Kur punojmë bashkë, kthehemi në një të vetëm” thonë ata.

histori njerezore4

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve