Ja kur nuk duhet përdorur uthulla e mollës sepse mund t’ju bëjë keq për shëndetin

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

Megjithëse e kemi përmendur se uthulla e mollës është një nga produktet më të mira natyrale që parandalon disa sëmundje (lexo këtu), disa njerëz nuk duhet ta përdorin atë sepse mund të shkaktojë komplikacione në shëndet.

uthulla e mollesSipas një studimi të bërë në Japoni thuhet se uthulla e mollës ndikon negativisht tek pacientët që janë të prekur nga kanceri i fshikëzës.

Nëse konsumoni shumë uthull molle mund t’ju çojë në kalium të ulët në trup. Persona të tillë kanë rrezik të zhvillojnë osteoporozë.

Gratë shtatzëna dhe nënat në gji: këto gra nuk duhet të përdorin uthull molle (të paktë në sasi të mëdha) sepse ndikon negativisht në shëndetin e fëmijës.

Diabetikët janë një tjetër kategori njerëzish që nuk duhet ta përdorin uthullën e mollës pa u konsultuar me mjekun, kjo për arsye se uthulla e mollës mund t’ju ulë ndjeshëm nivelin e insulinës në gjak.

Njerëzit që marrin medikamente të tilla si: digoxin (lanoxin), hlhorothiazide (Diuril), chlorthalidone (Thalitone), furosemide (LASIX) etj, duhet të konsultohen me mjekun nëse duhet të konsumojnë uthull molle ose jo sepse mund t’ju bëjë reaksion me ilaçet dhe mund të ulë nivelin e kaliumit në trup.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?