Kujdes me përdorimin e hudhrës! Ja cilat janë disa nga kundërveprimet e mundshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ndalohet rreptësisht përdorimi i hudhrës nëse po mjekoheni me këto ilaçe:

Ilaçet kundër turbekulozit (Nydrazid, INH) kundërveprojnë me hudhrën.

Hudhra mund të pengojë absorbimin e këtyre ilaçeve në trup, prandaj ato mund të mos funksionojnë siç duhet për trajtimin e sëmundjes së turbekulozit. Mos përdorni hudhër nëse trajtoheni me këto ilaçe.

Ilaçet  e përdorura për HIV/AIDS (Non-Nucleoside Reverse Transcriptase Inhibitors (NNRTIs)) kundërveprojnë me hudhrën.

Trupi zbërthen ilaçet e përdorura për trajtimin e pacientëve me HIV/AIDS për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë edhe më shumë këtë process. Prandaj, nëse merrni hudhër së bashku me ilaçe mund të ulet efikasiteti i këtyre të fundit në trajtimin e HIV/AIDS.

Disa nga këto ilaçe të përdorura për HIV/AIDS janë nevirapine (Viramune), delavirdine (Rescriptor) dhe efavirenz (Sustiva).

Kundërveprime të moderuara. Tregoni kujdes me këto kombinime

Pilulat për kontrollin e lindjeve (kontraceptivët) kundërveprojnë me hudhrën

Disa pilula për kontrollin e lindjeve përmbajnë estrogjen. Trupi zbërthen estrogjenin nga këto pilula për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë këtë proces. Prandaj, nëse përdorni hudhrat dhe pilulat njëkohësisht ulet efikasiteti i këtyre ilaçeve. Në këtë rast duhet të përdoret një alternativë shtesë e kontrollit të lindjeve, si prezervativi.

Disa pilula për kontrollin e lindjeve janë ethinyl estradiol dhe levonorgestrel (Triphasil), ethinyl estradiol dhe norethindrone (Ortho-Novum 1/35, Ortho-Novum 7/7/7) etj.

Ilaçet e përdorura për trajtimin e artritit reumatoid, psoriazës etj (Ciklosporina, Neoral, Sandimmune) kundërveprojnë me hudhrën.

Trupi i zbërthen këto ilaçe për t’i nxjerrë jashtë. Hudhra mund ta përshpejtojë këtë proces. Prandaj, mos konsumoni hudhra nëse trajtoheni me ilaçe kundër artritit pasi mund të ulet efikasiteti i tyre dhe nuk do t’jua lehtësojnë dhimbjet.

Ilaçet që ndryshohen nga mëlçia (substratet e Cytochrome P450 2E1 (CYP2E1) kundërveprojnë me hudhrën.

Disa ilaçe ndryshohen dhe zbërthehen nga mëlçia. Vaji i hudhrës mund të ngadalësojë këtë proces. Përdorimi i vajit të hudhrës dhe këtyre ilaçeve njëkohësisht mund të shkaktojë efekte anësore. Prandaj, konsultohuni më parë me mjekun nëse merrni çfarëdolloj ilaçi që ndryshohet nga mëlçia.

Disa nga këto ilaçe janë: lovastatin (Mevacor), ketokonazol (Nizoral), itrakonazol (Sporanox), fexofenadine (Allegra), triazolam (Halcion).

Medikamentet që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut (Antikoagulant / Antiplatelet) kundërveprojnë me hudhrën

Hudhra mund të ngadalësojë mpiksjen e gjakut. Marrja e hudhrës së bashku me medikamente që gjithashtu ngadalësojnë mpiksjen mund të rrisin shanset për gjakderdhje.

Disa ilaçe që ngadalësojnë mpiksjen e gjakut janë aspirina, klopidogreli (Plavix), diklofenak (Voltaren, Cataflam), ibuprofen (Advil, Motrin), naproksen (Anaprox, Naprosyn, të tjerë), dalteparin (Fragmin), enoksaparin (Lovenox) , Heparin, warfarin (Coumadin).

Warfarin (Coumadin) kundërvepron me hudhrën

Warfarin (Coumadin) përdoret për ngadalësimin e mpiksjes së gjakut. Konsumimi i hudhrave së bashku me warfarin (coumadin) mund të rrisë shanset e gjakderdhjes. Sigurohuni të kontrolloni rregullisht gjakun. Doza e warfarin (Coumadin) ndoshta duhet të ndryshohet.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë