Përshtati në shqip: Blertina Koka
E dinit që kungulli i njomë është frut? Edhe pse në kulinari përdoret si perime, në fakt nga ana botanike kungulli i njomë është frut. Ashtu si të gjithë llojet e kungullit, edhe kungulli i njomë e ka origjinën në Amerikë. Megjithatë, varietetet e këtij lloji kungulli janë zhvilluar në veri të Italisë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, shumë gjenerata pas prodhimit të kungullit për herë të parë nga amerikanët në fillim të shekullit XVI.
Kungulli i njomë ka formën e kastravecit dhe përmban fara. Një kungull i rritur plotësisht shkon deri në 90cm, megjithatë është shumë i thatë e fijor, dhe nuk është i mirë për t’u ngrënë.
Kungulli i njomë vjen në ngjyra të ndryshme, nga jeshile e errët deri në të verdhë. Ja cilat janë disa nga përfitimet e tij shëndetësor:
Është i pasur në vlera ushqyese
Kungulli i njomë është një burim i mirë i vitaminës C, fibrave (që ju ndihmojnë të qëndroni në formë), magnezit, vitaminës A, kaliumit, folates, fosforit dhe koperit. Ky kungull veror ka gjithashtu përmbajtje të lartë në zink, acide yndyrore omega 3, proteina dhe niacinë.
Ndihmon për të ulur kolesterolin
Kungulli i njomë ka përmbajtje të lartë në fibra, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit. Nivelet e larta në vitaminë A dhe C gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e aterosklerozës, duke penguar oksidimin e enëve të gjakut nga kolesteroli. Kungulli i njomë ndihmon trupin edhe në nxjerrjen jashtë të toksinave.
Ndihmon në rënien në peshë
Duke konsumuar kungull të njomë mund të humbisni peshë në mënyrë të konsiderueshme. Kungulli i njomë përmban shumë pak kalori, megjithatë ju jep ndjesinë e ngopjes.
Ai ka gjithashtu përmbajtje të lartë në ujë dhe fibra, prandaj është ushqimi perfekt për t’u përfshirë në dietën verore.
Shëndeti i zemrës
Kungulli i njomë përmban një sasi të madhe të kaliumit (295 miligramë për kupë ose 8% të sasisë së rekomanduar çdo ditë). Kjo lëndë ushqyese ndihmon për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut, sepse ul efektet e dëmshme të kripës në trup.
Kungulli i njomë ka gjithashtu përmbajtje të lartë në antioksidues dhe vitaminë C, që parandalojnë inflamacionin, bllokimin e rtaerieve dhe rritjen e tensionit të gjakut.
Shëndeti i syve
Kungullin e njomë mund ta përdorni edhe si produkt kozmetik për të eliminuar rrathët apo qeskat përreth syve.
Përmbajtja e lartë në beta-karotene gjithashtu mund të konvertohet në vitaminë A në trup. Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave aktive në sy, duke përmirësuar kështu shikimin dhe parandaluar gjendjet shëndetësore të lidhura me moshën, si degjenerimi makular./ Shendeti.com.al


