Marshim kundër kancerit të gjirit, Donald Lu: Ta luftosh duhet guxim

donald-lu

Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një ecje simbolike në kuadër të fushatës sensibilizuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Marshimit iu bashkua edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili dha edhe një mesazh ndërgjegjësues për të gjithë gratë dhe burrat shkodranë.

“Nuk është vetëm një çështje për gratë, por është shumë e rëndësishme edhe për burrat dhe shpresoj që vitin që vjen në marshim të kemi plot burra. Shkodra është një vend i përsosur për marshimin për kancerin e gjirit sepse shkodranet janë burrnesha”, tha Lu.

Lu u shpreh se, të luftosh kancerin nevojitet guxim si nga gratë, ashtu dhe nga familja për t’u përballur me trajtimin e kësaj sëmundjeje.

“Nevojitet guxim si nga gratë ashtu dhe nga burrat e familjes. Është guximi për t’u përballur me trajtimin e vështirë të kësaj sëmundjeje, për t’i treguar familjes dhe miqve të tu se si ke mbijetuar”, tha ambasadori./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?