Mjekë që martohen me mjekë: Bafturi Mati dhe Polikron Çelo

Bafturi

Bafturi Mati, pediatrja që ia kushtoi gjithë jetën shkencës së mjekësisë. Doktor Polikron Çelo, shoku i jetës së saj, vazhdon ta kujtojë me shumë nostalgji, mall dhe dashuri. Ai ndihet i nderuar sa herë i duhet të flasë për vajzën që e njohu që në 8-vjeçare. Pas një shkëputjeje, jeta do t’i takonte sërish.

Edhe pse shumë vite mbi kurriz, ai vazhdon ta investojë gjithë dijen e tij tek pacientët e vegjël. Nga një telefonatë në orën 17, kuptojmë se doktori vazhdon të jetë midis të qarave të fëmijëve. Ata të dy janë të trashëguar me dy vajza. Njëra prej të cilave mjeke, e martuar gjithashtu me mjek.

“Në Korrik të vitit 1990, një inxhiner aksidentoi për vdekje bashkëshorten (mjeken Bafturi Mati) dhe për të fshehur krimin u largua pa i dhënë ndihmë (një akt i pafalshëm, antinjerëzor). Dhimbja ishte e madhe. Humba atë me të cilën, me shumë mundime ndërtuam familjen tonë, nënën e dy vajzave, gruan me cilësi të rralla. Ja pse vendosa përkushtimin ndaj vajzave dhe Pediatrisë. Më gëzojnë arritjet e tyre. Mirela është në Izrael, shefe departamenti kimie në një nga ndërmarrjet farmaceutike më të dëgjuara dhe Enkela, në Pragë, mjeke okuliste në një klinikë universitare”.

Postime të ngjashme

Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Infermieria, profesioni që të zgjedh
Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur
Në Shqipëri u mbajt Forumi i Dytë Rajonal mbi Sipërmarrjen e të Rinjve
Konferenca finale për projektin “Development of New Interreligious Tools”
Tryezë e rrumbullakët: Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë në Ballkanin Perëndimor
Arben Baboci, kirurgu i zemrës së fëmijëve
Radikalizimi dhe ekstremizmi në Shqipëri nga këndvështrimi i një të huaji