Mjekë që martohen me mjekë: Migena dhe Petrit Vargu

Migena

Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”

Ata duken shumë të ndryshëm. Doktor Petriti, mjek kardiolog pranë urgjencës në QSUT, e doktoreshë Migena dermatologe pranë shërbimit të dermatologjisë, po në QSUT.

Për gazetën “Shëndet+”, Migena thotë: “Ka qenë mjekësia gjëja jonë e parë e përbashkët. Unë studente që sapo kisha mbaruar vitin e parë në Fakultetin e Mjekësisë dhe Titi mjek prej disa vitesh në QSUT. Pas kësaj të parës kuptuam që kishim dhe shumë gjëra të tjera të përbashkëta, të cilat na bënë që të krijonim familjen së bashku, për të dy shumë e shenjtë. Lidhja jonë bën pothuajse dy dekada dhe besojmë fort në përjetësinë e saj.

Të qenët të dy mjekë mendoj që është gjëja më e bukur. Nuk do ta përfytyronim dot njëri-tjetrin në një profesion tjetër. Përveç familjes, ndajmë të njëjtat interesa dhe problematika të punës dhe kjo na ka bërë që ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. Duke qenë që jeta sot është shumë intensive, të qenit bashkë në të njëjtin ambjent pune na ka lidhur më shumë./shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjeku që braktisi Gjermaninë, rikthehet në Divjakë pas 20 vitesh, dr. Shundi: Nuk ka si vendlindja
Infermieria, profesioni që të zgjedh
Elda Skënderi, mjekja që i kupton fëmijët pa folur
Në Shqipëri u mbajt Forumi i Dytë Rajonal mbi Sipërmarrjen e të Rinjve
Konferenca finale për projektin “Development of New Interreligious Tools”
Tryezë e rrumbullakët: Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë në Ballkanin Perëndimor
Arben Baboci, kirurgu i zemrës së fëmijëve
Radikalizimi dhe ekstremizmi në Shqipëri nga këndvështrimi i një të huaji