MOS ju jepni fëmijëve shurup për kollën, pediatrit: Vetëm mjaltë dhe limon

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Prindërit duhet të shmangin shurupin për kollë te fëmijët e vegjël dhe t’u japin atyre mjaltë dhe limon, këshillojnë pediatrit.

Pediatri Oliver Bevington paralajmëron se medikamentet e shitura pa recetë mund të jenë toksike nëse përdoren në doza të larta.

Shurupët për kollë përmbajnë edhe paracetamol, prandaj mund të kalohet shumë lehtë në overdozë.

Fëmijët nën moshën 6 vjeç janë sidomos të rrezikuar, thotë dr. Bevingto.

“Ne tani hyjmë në periudhën më të ngarkuar të vitit, ku në spitale shtrohen me qindra fëmijë në ditë me simptoma të tilla si kollë, ethe dhe temperaturë. Pjesa më e madhe e tyre shkaktohet nga infeksionet virale që mund të trajtohen shumë mirë pa antibiotikë dhe me pushim, lëngje dhe ndonjë paracetamol apo ibuprofen, ndërsa shumë prindër shqetësohen për simptomat dhe mund të dëmtojnë fëmijën me shurup për kollën”, thotë Dr. Bevington.

Sipas tij, shumë medikamente për kollën dhe ftohjen përmbajnë përbërës që në doza të larta mund të kenë efekte negative ose të jenë toksike, sidomos tek fëmijët nën 6 vjeç që janë më të brishtë.

Pediatri këshillon që prindërit të përdorin trajtimet tradicionale me mjaltë dhe limon, të konsumojnë shumë lëngje, të pushojnë, si dhe të përdorin paracetamol dhe/ose ibuprofen sipas udhëzimeve. Nëse simptomat vazhdojnë për disa ditë ose shqetësoni për shenja të tjera, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë