Nëse keni gulçim, ndjesi shpimi gjilpërash, rrahje të shpeshta zemre, lëkurë të zbehtë etj, do të thotë se trupi juaj ka këtë problem (madhor)

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Edhe pse mungesat e vitaminave dhe mineraleve në trup janë të zakonshme në trup, ju duhet të njiheni me simptomat e para paralajmëruese që tregojnë për këto mangësi sepse vitaminat dhe mineralet janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të trupit.

Në këtë postim do t’ju tregojmë për rëndësinë e vitaminës B12 në trup. Por para se ta bëjmë këtë, njihuni me simptomat kryesore që sjell mungesa e kësaj vitamine:

  • vitamina B12Lodhje e vazhdueshme dhe probleme me dritën
  • Gulçim dhe rrahje të shpeshta të zemrës
  • Përqëndrim i dobët dhe probleme me kujtesën
  • Ndjesi shpimi gjilpërash dhe mpirje në gjymtyrë
  • Probleme me koordinimin dhe ekuilibrin e trupit
  • Lëkurë e zbehtë
  • Ndryshime të ngjyrës së gjuhës
  • Gjakderdhje nga mishërat e dhëmbëve
  • Probleme me stomakun
  • Humbje peshe në mënyrë të pakontrollueshme
  • Halucinacione, depresion, nervozizëm

Nëse vëreni 2 ose më shumë simptoma që përmendëm më sipër, atëherë ju keni mungesë të vitaminës B12 në trup dhe duhet ta merrni menjëherë përmes ushqimeve apo tabletave shtesë.

Rëndësia e vitaminës B12:

Vitamina B12 është e domosdoshme për qelizat e gjakut dhe nervat. Kjo vitaminë merr pjesë në krijimin e materialit gjenetik në qeliza. Nivelet optimale të vitaminës B12 mbrojnë kundër anemisë megaloblastike. Kjo lloj anemie ju bën të ndiheni më të dobët e të lodhur. Eventualisht, vitamina B12 absorbohet në trup. Njerëzit e diagnostikuar me anemi, tregon se trupi i tyre nuk mund të thithi vitaminën B12.

Burimet më të mira ushqimore të vitaminës B12:

Vitamina B12 gjendet në produktet e kafshëve si për shembull në shpëretkën apo mëlçinë e viçit, tek veza, mishi, peshku, qumështi dhe nënproduktet e tij. Zakonisht njerëzit që kanë mungesë të kësaj vitamine në trup do të thotë se trupi i tyre nuk mund ta absorbojë përmes ushqimeve, prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun dhe ta merrni atë në formë tabletash që treten në ujë pasi ato nuk janë toksike.

Simptomat dhe sëmunjet që shfaq mangësia e madhe e vitaminës B12:

  • Anemi me volum të lartë korpuskular
  • Probleme me sëmundje të ndryshme neurologjike
  • Sëmundja Alzheimer dhe dementia
  • Skizofreni dhe çrregullim bipolar
  • Sëmundje të stomakut
  • Çrregullime autoimune
  • Çrregullime kardiovaskulare etj.

Njerëzit që kanë mungesë të theksuar të vitaminës B12 janë autikët, pacientët që vuajnë nga sëmundjet kadriovaskulare dhe neurologjike, njerëzit që përdorin drogëra të ndryshme etj./

Burimi: Majo Clinic

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?