Ngrënia shpejt ju rrezikon nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe goditja në tru

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Shpejtësia me të cilën hani ushqimin mund të përcaktojë nëse jeni në rrezik për sëmundjet  e zemrës, goditjen në tru dhe diabetin.

Sipas një studimi paraprak, persona që hanë avash janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë sindromën metabolike, një sërë gjendjesh që përfshijnë tensionin e lartë të gjakut, diabetin, obezitetin, nivelet jonormale të kolesterolit, që mund të shumëfishojnë rrezikun e një personi për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe goditjen në tru.

Nga ana tjetër, ngrënia shpejt mund të shkaktojë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur kështu rezistencën ndaj insulinës.

Sipas një studimi të prezantuar gjatë Sesioneve Shkencore 2017 të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ngrënia më ngadalë mund të jetë çelësi për të qenë të shëndetshëm dhe mbrojtur trupin.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Hiroshima në Japoni monitoruan mbi 600 burra dhe mbi 400 gra me një mesatare të moshës prej 51.2 vjeç, ku asnjë prej tyre nuk vuante nga sindroma metabolike në fillim të studimit (në vitin 2008).

Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe, bazuar nga shpejtësia me të cilën hanin ushqimin.

Pesë vite më vonë, hulumtuesit shkencorë  i kontrullouan edhe njëherë pjesëmarrësit. Në fund ata zbuluan që personat që hanë shpejt janë më të rrezikuar (11.6%) të zhvillojnë sindromën metabolike krahasuar me ata që hanë normalisht (6.5%) dhe ata që janë ngadalë (2.3%).

Ngrënia shpejt lidhet gjithashtu me shtimin në peshë dhe nivele më të larta të glukozën në gjak.

Praktika e përtypjes  në mënyrë të ndërgjegjshme të ushqimit dhe ngrënia ngadalë lejon trurin të marrë sinjale të ngopjes.

Ngrënia ngadalë mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm i mënyrës së jetesës për të parandaluar sindromën metabolike,” thotë  Takayuki Yamaji, autori kryesor i studimit dhe kardiolog tek Universiteti Hiroshima në Japoni.

“Kur njerëzit hanë shpejt, ata nuk ngopen mirë dhe janë më të predispozuar të hanë më shumë.

Ngrënia shpejt shkakton luhatje të mëdha të glukozës, duke çuar kështu në rezistencë të insulinës”, tregon ai për Independent.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës