Puçrrat në fytyrë, ja çfarë problemesh paralajmërojnë për shëndetin

Mjekët kinezë e quajnë fytyrën ‘pasqyrë e shëndetit’, duke qenë se lëkura reagon ndjeshëm ndaj çdo keqfunksionimi dhe ndryshimi në trup, duke na dërguar  për shembull sinjale në formën e puçrrave.

Ja disa nga problemet në organizëm që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë:

Puçrrat në ballë ose sipër vetullave shumicën e rasteve tregojnë për probleme të caktuara gastrointestinale. (Përpiquni ta rregulloni këtë situatë duke eliminuar ushqimet e skuqura dhe ato me shumë yndyrë nga dieta, si dhe duke e konsumuar alkoolin në sasi të moderuar.)

Puçrrat në hundë paralajmërojnë për probleme në sistemin kardiovaskular, të cilat kanë si shkaktar kryesor stresin. (Përpiquni të bëni një mënyrë jetese më aktive, relaksohuni dhe bëni një gjumë të rehatshëm.)

Sipas mjekëve kinezë, lëkura në vesh është e lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit të veshkave dhe sistemit urinar. Nëse keni puçrra në vesh, ju duhet të limitoni fillimit konsumin e kripës dhe kafes, dhe filloni të pini më shumë ujë.

Mollëzat e faqeve dhe pjesa e sipërme e tyre reflektojnë funksionin e mushkërive dhe bronket. Puçrrat e shfaqura këtu mund të tregojnë për probleme me sistemin respirator. Alergjitë mund të jenë gjithashtu një arsye e shfaqjes së tyre. Ndërsa puçrrat në pjesën e poshtme të faqeve mund të tregojnë me probleme dentare.

Kushtojini vëmendje sistemin respirator. Mbi të gjitha, ecni më shumë, merrni ajër të pastër, hiqni dorë nga duhani dhe shmangni çdo ambient ku pihet duhani.

Tregoni kujdes me higjienën orale.

Provoni të konsumoni më pak ëmbëlsira dhe shmangni pijet e gazuara.

Problemet dermatologjike përreth gojës mund të na sinjalizojnë për ndonjë problem me sistemin tretës.

Përpiquni të shmangni ushqimet e shpejta. Përfshini në dietë sa më shumë ushqime të pasura në fibra, si fruta dhe perime.

Puçrrat në zonën e mjekrës sinjalizojnë më shumë ardhjen e ciklit menstrual. Por, mund të jenë shenjë edhe e ndonjë çrregullimi hormonal apo problemi me sistemin riprodhues. Nëse puçrrat në mjekër hiqen shpejt,  nuk është gjë për t’u shqetësuar. Në rast të kundërt, duhet të konsultoheni me një mjek./ Bright Side

 

Postime të ngjashme

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore