Pyet mjekun: Çfarë sëmundjesh të syrit mund të korrigjohen me lente?

Përgjigjet Ardian Nejrhana, mjek okulist

Me lente mund të korrigjohen të gjithë problemet vizive të shikimit duke filluar që nga ato më klasiket që janë miopia, hipermetropia dhe astigmatizmi. Ajo që është më e rëndësishme në fushën e
lenteve të kontaktit janë korrigjimet speciale që bëhen dhe që me syze është e vështirë ose e pamundur të arrihen.

Këtu mund të përmendim rastin e numrave të mëdhenj (mbi 10) kur syzet janë të vështira për t’u mbajtur, dhe ndryshe nga syzja që e vë në pah këtë defekt, lentja e fsheh atë.

Një rast tjetër korrigjimi është kur kemi diferenca në numra midis dy syve. Në këtë rast korrigjimi me syze do të ishte shumë i vështirë të bëhej për shkak të dy imazheve të ndryshme në dimesion që na krijohen. Me lente kjo korrigjohet relativisht mirë.
Gjithashtu këty përfshihet edhe rasti i cilindrave ekstremisht të mëdhenj dhe kreatofonës ku syzet nuk arrijnë të bëjnë një korrigjim perfekt./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm