Pyet mjekun: Çfarë të përdor për djegien nga dielli?

Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3

Për të dhënë një këshillë të saktë duhet të dimë se çfarë grade është djegia, pasi mund të jetë e shkallës së parë vetëm me skuqje, ose e shkallës së dytë/tretë me flluska.

Në rastin e parë ne rekomandojmë marrjen e një stiderm xhel në farmaci dhe lyerjen e komplet sipërfaqes dy herë në ditë ose Antihistaminik në formën e kapsulave nga goja. Në qoftë se djegia është e asaj shkalle ku janë formuar edhe flluska atëherë kërkon një mjekim tjetër me terapi, ndonjëherë në këto raste ne japim edhe kortizonik.

Këtu vlen për t’u theksuar diçka. Kur dalim për herë të parë në plazh (sidomos lëkurat e bardha), dy-tre ditët e para duhet të përdorin patjetër krem, që në mëngjes. Pas këtyre ditëve kremin mund ta vendosin pas orës 10 pasi lëkura tashmë është më rezistente ndaj rrezeve të diellit./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës