Rustem Celami, obstetër-gjinekolog dhe pedagog i mjekësisë
Roli i femrës në familje dhe shoqëri ka ndryshuar në mënyrë drastike, veçanërisht në shoqërinë moderne dhe demokratike.
Në fillimet e viteve 1900 ku filloi edhe revolucioni i të drejtës së votës për femrën dhe sot pas një shekulli figura e femrës është ridimensionuar jo vetëm si nënë, motër, vajzë, teze, hallë, kunatë, por edhe si lider kryesor në drejtimin e një shteti dhe ndikimi në shkencë, politikë dhe aspekte sociale e ekonomike të një vendi, rajoni apo në rang botëror.
Në rang global vëmendja ndaj femrës u fokusua më shumë në vitet 1960 dhe më vonë pati një ridimensionim të rolit të saj në familje jo vetëm duke ofruar politika sociale, zhvilluese dhe emancipuese por duke e parë rolin e femrës si një faktor të rëndësishëm në shëndetin tonë në tërësi si dhe një faktor i rëndësishëm në rritjen dhe mirëqënien sociale, ekonomike, shëndetësore, shpirtërore/emocionale dhe mendore të vetë shoqërisë.
Në aspektin e shëndetit riprodhues, roli i femrës është i një rëndësie jetike saç ka rëndësi vetë ekzistenca e species homo sapiens. Në familje është një person që merr rol e përgjegjësi në mënyrë të natyrshme për unitetin, rritjen dhe zhvillimin në harmoni të familjes. Në shoqëri, në çdo fushë të jetës është e përfshirë si në arsim, shkencë dhe iniovacion në mënyrë integrale.
Kështu që si përfundim, roli i femrës është jo vetëm i rëndësishëm në familje, por një faktor esencial të ekzistencës dhe zhvillimit në shoqërinë tonë homo sapiens/qenies njerëzore. Pra me pak fjalë femra është gjysma e shoqërisë pa të cilën nuk do ekzistonim.


