Shenjat e para që paralajmërojnë për probleme të zorrëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Funksionimi siç duhet i zorrëve dhe sistemit tretës ndihmon me rënien në peshë, pastrimin e lëkurës dhe mbajtjen e humorit nën kontroll. Dietologia australiane Anna Paredes ka ndarë disa nga shenjat më të zakonshme që paralajmërojnë për probleme të zorrëve dhe si të përmirësoni shëndetin e zorrës nëpërmjet edukimit të saj.

Kapsllëku dhe sindroma e zorrës së irrituar janë dy shenja që paralajmërojnë se zorrët nuk po funksionojnë siç duhet. Kapsllëku mund të çojë në fryrje të barkut dhe gazra. Gromësirat pas ngrënies lidhen gjithashtu shpesh me shëndetin e dobët të zorrës, dhe mund të jetë shenjë e intolerancës ndaj karbohidrateve.

Anna sugjeron që të konsumoni ushqime që ndihmojnë në tretje, si jeshillëqet, para se të hani një vakt të pasur me proteina.

“Për të ndihmuar në parandalimin dhe eliminimin e vakteve të patretura që fermentohen në zorrë, është e rëndësishme që të shtoni ushqime të caktuara në dietë për të lejuar tretjen e ushqimeve si duhet”, thotë ajo.

Nëse vazhdon t’ju vijë erë e keqe nga goja edhe pasi i keni larë dhëmbët, ose gjuha është mbuluar nga një shtresë e bardhë, duhet të kontrolloni shëndetin e zorrës.

Lëkura e thatë, puçrrat dhe aknet janë fatkeqësisht shenja që paralajmërojnë për probleme me zorrët, si dhe sistemi i dobët imunitar. Anna sugjeron që të pini 3 litra ujë çdo ditë për të mbajtur zorrët të hidratuar, nga ana tjetër edhe lëkurën dhe shëndetin e përgjithshëm. Shumë gjendje të tjera shëndetësore fillojnë gjithashtu të përkeqësohen nga problemet me zorrët, si pamundësia për të rënë në peshë, depresioni ose mungesa  e energjisë.

Prandaj, kini kujdes me dietën ushqimore dhe filloni të lëvizni trupin në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e zorrës, njëkohësisht edhe gjendjen mendore dhe rënien në peshë.

Lëvizja e sistemit limfatik në trup është e rëndësishme për të shpëtuar nga toksinat nëpërmjet frymëmarrjes dhe djersitjes.

Abuzimi me laksativët gjithashtu mund të ndikojë në shëndetin e zorrës, duke qenë se ilaçet ose përzierjet bimore lëvizin vetëm ujin dhe ngadalësojnë lëvizjen e zorrëve.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
Gastroenteritet, virozat, diarrea dhe te vjellat e veres!
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt