Simptomat e para të kancerit të zorrës së trashë, që shpesh duken të parëndësishme, por mund të rezultojnë fatale

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Për fat të keq, kanceri kolorektal mund të shfaqet pa dhënë asnjë simptomë, ose në shumicën e rasteve simptomat e tij duken të parëndësishme dhe kjo bën që njerëzit ta kapin këtë sëmundje në fazat e agravuara të tij. Megjithëse kanceret kolorektale janë pa simptoma, një nga simptomat më të zakonshme dhe të hershme të tij është gjakderdhja. Kur tumori në zorrë të trashë rritet atëherë çon në përkeqësim të simptomave dhe situatës që ndodheni.

Ja disa prej simptomave më të zakonshme të kancerit kolorektal:

kanceri i zorres se trasheNdryshime të zakoneve në zorrë: kapsllëku, diareja etj që shfaqen për një kohë të gjatë janë të parat simptoma që tregojnë për kancerin e zorrës së trashë.

Gjakderdhja në jashtëqitje: probleme të shumta të zorrës si hemorroidet, ulcerat, koliti etj shkaktojnë gjakderdhje. Por gjakderdhja është një tjetër nga simptomat që tregon mundësinë që jeni prekur nga kanceri i zorrës së trashë.

Anemi e pashpjegueshme: anemia është mungesa e qelizave të kuqe të gjakut. Disa raste të kancerit të zorrës së trashë shoqërohen me shfaqjen e pashpjegueshme të anemisë.

Dhimbje të stomakut dhe gazra.

Humbje peshe e pashpjegueshme.

Ndjesi lodhje dhe dobësie kronike.

Të vjella.

Ndjesi ngopje dhe plotësie edhe pse mund të mos keni ngrënë.

Nëse vëreni disa nga simptomat e mësipërme që ju shoqërojnë për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Kapja në kohë e këtij lloj kanceri dhe trajtimi në fazat e hershme të tij mund t’ju shpëtojë jetën./ Burimi: WebMD

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë