Endrit Mone, fizioterapist pranë Spitalit Universitar të Traumës
Luleve u nevojitet dielli, femrave dashuria. Femra është sinonim i vetë dashurisë. Pa to nuk do të kishte kuptim jeta.
Por ajo çka më shumë vlen për t’u theksuar, është që në 10-vjeçarin e fundit roli i femrës në Shqipëri ka marrë një kuptim shumëdimensional. Tashmë femra nuk shihet vetëm si shtëpiake edhe që qëndron nën hijen e mashkullit, përkundrazi, shumë herë ka treguar që është e zonja edhe për punët të ashtuquajtuara për meshkuj.
Kjo tregon forcën e madhe të tyre. Ato gjithçka që bëjnë e bëjnë me ndjenjë dhe dashuri.
Po e mbyll përsëri me një thënie: te femra gjithçka është zemër, madje edhe koka.


