Kryefaqja Box 2 Konsumimi i alkoolit para shtatzënisë së parë rrit rrezikun për kancer të...

Konsumimi i alkoolit para shtatzënisë së parë rrit rrezikun për kancer të gjirit

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është ditur prej kohësh se konsumimi pamasë i verës mund t’i shkaktojë më shumë dëme shëndetit sesa të mira. Një studim i fundit, i kryer nga Këshilli i Kancerit Viktoria, është ndaluar tek lidhja midis konsumimit të alkoolit dhe kancerit në gji tek femrat.kancer-gjiri

Ky studim arriti në përfundimin se femrat që konsumojnë alkool para shtatzënisë së parë janë 35% më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit.

Në studim u përfshinë më shumë se 13 mijë femra, të cilat u vëzhguan nga mosha 15 vjeç deri në shtatzëninë e parë. Ata që kishin pirë alkool gjatë adoleshencës dhe në vitet e para të rinisë ishin më të rrezikuara të prekeshin nga kanceri i gjirit.

Ndërsa pas shtatzënisë së parë, rreziku është i njëjtë si për ato femra që pinë alkool ashtu edhe ato që nuk pinë.

Hulumtuesit shkencorë thonë gjithashtu se konsumimi i tepërt i alkoolit mund të çojë në zhvillimin e kancerit të gojës, fytit, ezofagut, stomakut, zorrës, mëlçisë dhe gjirit tek femrat.

“Konsumimi i alkoolit në adoleshencë dhe para shtatzënisë së parë mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e kancerit të gjirit krahasuar me konsumimin e tij në moshë më të vjetër”, u shpreh prof. Dallas English për revistën “Herald Sun”.

“Kanceri i gjirit është një nga llojet më të përhapur, prandaj mos konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës dhe në të 20-ata është një mundësi për të ulur këtë rrezik”.

Prof. Enlish thotë se duhet të bëhen më shumë studime në lidhje me këtë çështje, megjithatë femrat duhet të limitojnë konsumimin e alkoolit para shtatzënisë së parë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here