Çfarë është rinoplastika?

Nga mjeku Xhevair Hoxhallari

Rinoplastika është një intervent kirurgjikal i cili merret me riparimin e defekteve të jashtme të piramidës nazale, defektet e jashtme të hundës.

hundaundPërgjithësisht defektet e jashtme të hundës shoqërohen me defekte të brendshme të saj që janë defektet e septumit. Septumi është një perde kockore edhe kërcore, e cila teorikisht e ndan hundën ne dy pjesë të barabarta.

Shkaku i defekteve të hundës është i ndryshëm. Përgjithësisht mund të jetë trauma një nga shkaqet kryesore, një traumë e bërë që në fëmijëri ose në faza te ndryshme të  jetës.

Disa studime nxjerrin që rreth 7% e këtyre defekteve vijnë si pasojë e traumës që mund të bëhet që në lindjen e fëmijës. Fëmija kur lind i bien koka mbi tavolinën  e lindjes dhe kjo prezupozohet në 7% të rasteve mund të jetë një arsye që ka defekte të perdes së hundës ose të hundës në rastin e piramidës të hundës së jashtme.

Edhe defektet e jashtme edhe defektet e brendshme të këtij karakteri kanë një zgjidhje që është operacioni apo ndërhyrja kirurgjikale.

Në shumicën e rasteve interventi kirurgjikal bëhet duke ndërhyre në perden e hundës apo ne septumin nazal, korrigjimi i defekteve të së  cilës siguron një frymarrje normale. Në të njëjtën kohë mund të bëhen edhe ndërhyrje në heqjen e defekteve të jashtme te hundës që është ndërhyrja estetike.

Pjesa dërrmuese e operacioneve që bëhen në hundë ka të bëjë me korrigjimin e të dyjave: edhe të frymëmarrjes, edhe të pamjes, por ka dhe raste që pacienti kërkon vetëm korrigjimin estetik ndërkohë që mund të mos kenë defekte të brendshme, mund të mos kenë vështirësi në frymarrje

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë