Sinkopa (humbja e vetëdijes), ç’duhet të dimë

Nga mjekja kardiologe Manjola Liko

Humbja e shpejtë e vetëdijes e lidhur me paaftësinë për të mbajtur tonin postural që zgjidhet në mënyrë spontane pa ndërhyrje vetevleresimimedikamentoze. Gjendja e të fiktit ka një frekuencë rreth 2% të vizitave, dhe duhet thënë se 1 në 4 persona mund ta kalojë gjatë jetës. Sinkopa shoqërohet me reduktim të fluksit cerebral prej  35 % për 5-10 minuta.

Shpesh ajo shpërthehet nga rënia e debitit kardiak nga shkaqe si sëmundja valvulare, kongenitale, perikardiake apo ishemike, si edhe nga aritmitë e ndryshme. Ndër shkaqet ekstrakadiake më të shpeshta janë ato neuronale.

Ndër faktorët nxitës mund të përmendim ato psikogjene, si: frika, ankthi, stresi emocional, dhimbja.

Shumë e rëndësishme është edhe njohja e hipotensionit ortostatik, ulja e TA sistolik me të paktën 20 mmHg dhe e TA diastolik me të paktën 10 mmHg brenda 3 minutave nga drejtqëndrimi nga pozicioni shtrirë. Njohja e kësaj patologjie është e rëndësishme se mund të zgjidhet thjesht me edukimin e pacientit në lëvizjen e tij me stade si edhe me rritjen e marrjes së kripës dhe lëngjeve me dietën ushqimore.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë