Nga Arian Boci
Barazia gjinore luan njё rol tё rёndёsishёm nё ecurinё e HIV/AIDS-it. Pabarazia gjinore mes meshkujve dhe femrave, dhe sidomos nё jetёn nё çift, shoqёruar me status tё ulёt ekonomik dhe social, rrit ndjeshёm rrezikun e marrjes dhe transmetimit tё HIV/AIDS, rrezik i cili cёnon mё shumё gratё sesa burrat.

– Cёnueshmёria biologjike: gjatё marrёdhёnieve tё pambrojtura vaginale, njё mashkull qё ёshtё HIV pozitiv ka dy herё mё shumё shanse t’ja transmetojё infeksionin partneres/bashkёshortes sesa anasjelljetas. Vajzat adoleshente janё tepёr tё rrezikuara pёr marrjen e kёtij infeksioni pёr shkak tё papjekurisё sё organeve seksuale apo sistemit tё tyre riprodhues nё pёrgjithёsi.
– Femrat janё tё cёnueshme ndaj HIV; ndёrsa burrat janё nё rrezik pёr marrjen e kёtij infeksioni: femrat janё tё cёnuara pёr faktin se kanё mundёsi mё tё kufizuara se meshkujt nё pёr tё pёrdorur mjete mbrojtёse pёr tё mbrojtur veten; ndёrsa meshkujt janё nё rrezik pёr faktin se refuzojnё tё mbrojnё veten apo partnerin, edhe pse mund ti kenё mundёsitё pёr tё mbrojtur veten dhe partnerin.
– Faktorёt social dhe kulturor: pёr shkak tё faktorёve tё ndryshёm social-kulturor shpesh gratё janё tё pafuqishme pёr iniciuar apo vendosur mbi kryerjen e marrёdhёnieve seksuale tё mbrojtura/sigurta. Edhe pse mund tё jenё tё informuara mbi mёnyrat e seksit tё sigurtё apo parandalimit tё HIV/AIDS, faktorёt social-kulturor kontribuojnё nё rritjen e cёnueshmёrisё sё femrave ndaj kёtij infeksioni.
– Faktorёt ekonomik: varfёria, papunёsia apo mungesa e mjeteve financiare bёjnё qё gratё dhe vajzat tё jenё subjekt rreziku pёr t’u pёrfshirё nё aktivitete si punonjёse seksi, apo subjekt i trafikimit apo dhunimit seksual. Nё tё njёjtёn kohё, varёsia ekonomike e tyre, kryesisht ndaj bashkёshortit/partnerit i bёnё ato mё tё dobёta nё “pёrballjen” apo negocimin me partnerin i cili mund tё kёrkojё kryerjen e marrёdhёnieve seksuale tё pambrojtura.


