A është problem frymëmarrja me gojë?

Nga mjeku ORL Gjergji Bizhga

Frymëmarrja me gojë e shoqëruar me gërhitje përbën një problem pasi shoqërohet me çrregullimin e ritmit të frymëmarrjes Frymemarrje me gojedhe kjo pasohet me ndryshimin e përqindjeve të gazeve në gjak që ndikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin e sistemin nervor qendror. Përveç apnesë nokturne (ndërprerjes së frymëmarrjes për disa sekonda gjatë natës), fëmijët që flenë me gojë hapur, në perspektivën afatgjatë janë të prirur për prapambetje në zhvillimin fizik dhe psiqik të tyre.

Frymëmarrja nga goja dëmton rrugët e frymëmarrjes pasi ajri ngrohet, pastrohet dhe duhet të lagështohet në hundë dhe nazofarings, si dhe të shkojë në alveolat e mushkërisë i lagështuar në nivel 99%. Normalisht 85% realizohet në hundë dhe nazofarings anashkalimi i këtyre organeve shoqërohet me pasoja të rënda për rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, sistemin gastro -intestinal, sistemin nervor qendror dhe sistemin kardiovaskular kur kjo lloj frymëmarrje vazhdon për një kohë të gjatë.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?