Si ta dalloni nëse keni mungesë proteinash?

Proteinat luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Mungesa e proteinave në trup shkakton probleme në muskuj, zemër, tru, shpretkë dhe vezore. Kjo do të thotë se mungesa e proteinave çon në probleme të zemrës, lakim të shpinës dhe sëmundje të tjera mendore që lidhen zakonisht me të moshuarit.

proteinatCilat janë simptomat e mungesës së proteinave?

  • Nivele të ulëta të energjisë dhe lodhje
  • Mungesë përqendrimi
  • Imunitet i ulët dhe mungesë humori
  • Shërim i ngadaltë nëse jeni sëmurë
  • Metabolizëm i ngadaltë
  • Pamundësi për të rënë nga pesha
  • Dhimbje muskujsh dhe kockash
  • Ndryshimet e nivelit të sheqerit në gjak , që çon në diabet etj.

Cilat janë ushqimet që përmbajnë më shumë proteina?

Kur të blini proteina, sigurohuni që janë organike dhe vijnë nga burimet natyrore. Nëse merrni proteina konvencionale, ato janë të përziera me hormone, antibiotikë, asteroide dhe kimikate të tjera që do të shkatërronin shëndetin tuaj.

Forma më e mirë e proteinave mund t’i merrni në artikujt e mishit, si mish pule, viçi, gjeldeti, sardelet, salmoni i egër etj. mundësi të tjera proteinash mund t’i gjeni tek produktet e qumështit si djathi, kosi, gjiza, gjalpi.

Burimet me bazë bimore proteinike janë farat e kërpit, farat e linit, arrat, fasulet, thjerrëzat, soja, bizelet etj. Veza është një burim tjetër shumë i mirë proteinash.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?