Sëmundjet e zemrës? Çelësi është rënia në peshë dhe aktiviteti fizik

Këshillat e Kardiologëve lidhen para së gjithash me parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Shpeshherë, përgjigjen për parandalimin e gjeni tek disa ndryshime të lehta të përditshmërinë tuaj dhe stilit të jetesës.

Pse është i nevojshëm parandalimi?
• Patologjia që qëndron në bazë të SKV është arteroskleroza. Ajo zhvillohet tinëzisht gjatë një harku kohor shumëvjeçar dhe në kohën kur shfaqen simptomat është zakonisht e përparuar.
zemra arterioskleroza• Vdekja, infarkti i miokardit dhe insulti cerebral ndodhin shpesh herë në mënyrë të beftë, përpara se të bëhet e mundur ndihma mjekësore dhe për këtë arsye shumë nga ndërhyrjet terapeutike janë të pazbatueshme ose vetëm paliative.
• Në një masë të madhe SKV lidhet me stilin e jetesës dhe me faktorë fiziologjikë të modifikueshëm. Studime të shumta të fushës kanë treguar se modifikimi i faktorëve të rrezikut ul vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë, sidomos në njerëz me SKV të njohur a të panjohur.
Në faktorët klasikë të modifikueshëm hyjnë duhanpirja, hipertensioni arterial, dislipidemia, diabeti, sindromi metabolik, jeta sedentare, faktorët psikosocialë dhe obeziteti. Ndërsa disa prej këtyre faktorëve ndikohen ndjeshëm nga stili i jetesës, të tjerët mund të kërkojnë edhe mjekim me barna.
Çfarë këshillohet?
Heqja dorë nga sjelljet e dëmshme për shëndetin. Nëse nuk pini duhan, është e rëndësishme të mos e filloni, hiqni dorë prej tij, gjithashtu prej ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre të pasaturuar ose me acide trans-yndyrore. Heqja dorë nga përdorimi i tepruar i kripës, marrja e tepruar e kalorive, teprimi me pijet alkoolike, mungesa e aktivitetit fizik etj.Të dobishme për shëndetin janë dieta e pasur me fruta dhe perime, sa më pak yndyrna, aktiviteti i rregullt fizik dhe kujdesi për të konsumuar sa më pak sheqer.
Konkretisht, kjo qasje synon këto pesë modifikime:
1. Të mos pini duhan (të mos e filloni atë, ose të hiqni dorë)
2. Të ushqeheni shëndetshëm
3. Të mos abuzoni me alkoolin
4. Të mos jeni obezë ose mbipeshë
5. Të jeni fizikisht aktivë
Këto ndryshime jo gjithmonë janë të lehta, ato kërkojnë informacion të përshtatshëm dhe punë bindëse nga mjeku juaj, por në të njëjtën kohë mirëkuptim dhe vullnet nga vetë ju./QSUT

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?