Përshëndetje! Jam 27 vjeçe dhe prej rreth 3-4 javësh më ka dalë në zonën poshtë syrit një si puçërr dhjamore. U vizitova tek
dermatologu në qytetin tim dhe më tha që është puçërr dhjamore, e dogji me ozon dhe më dha edhe një ilaç për ta lyer. Më tha që puçrra do të përthahej.
Fatkeqësisht, puçrra nuk është përtharë dhe vazhdon e tillë pavarësisht trajtimit që po ia bëj rregullisht. Ju lutem, më thoni se çfarë mund të bëj. Është e sikletshme pasi kam edhe dasmën pas dy javësh.
Përgjigjet mjekja dermatologe Ardiana Sinani
Ajo është milia. Digjet me azot të lëngshëm. Duhet të ndërpresë ilaçin me të cilin po e lyen dhe ta djegësh sërish derisa të eliminohet. Pas dasmës, kuptohet. Ose ta heqësh me incision të vogël kirurgjikal te një mjek kirurg.


