Aspirina është një nga medikamentet më të përdorura nga njerëzit pa rekomandimin e mjekut. Ajo është medikamenti i parë që përdoret kundër çdo dhimbjeje apo shqetësimi. Por, a keni menduar ndonjëherë për pasojat negative që
sjell aspirina nëse përdoret për një periudhë afatgjatë?
“Asipirina nuk është një ilaç që mund të përdoret për një periudhë afatgjatë pa sjellë pasoja”, thotë Ravi Hira, autori i studimit dhe kardiolog në Kolegjin Beilor në Nju Jork, SHBA.
Dr. Hira vë në dukje se një dozë e papërshtatshme aspirine dhe përdorimi i përditshëm i saj mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme, madje edhe goditje në tru. Shumë njerëz e injorojnë këtë fakt, pjesërisht për shkak se aspirina është një ilaç aq i përhapur, sa mund të përthithet lehtë. Sipas dr.Hirës, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun edhe kur përdorni aspirinë, sepse konsumimi i tepërt i saj dhe në mënyrë të pakontrolluar mund të çojë në krizë zemre apo goditje në tru. Mjeku do të përcaktojë jo vetëm rrezikun që mund të paraqesë aspirina në trupin tuaj, por do të paraqesë dhe një terapi të përshtatshme, sepse aspirina nuk mund të përdoret për çdo lloj dhimbje apo sëmundje.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: healthcentral


