Nga rënia në peshë jam rrudhur shumë, ç’më këshilloni?

Pyetje e ardhur në adresën info@shendeti.com.al

Jam dobësuar shumë. Jam 25 vjeçe dhe dukem si plakë. Nga dobësia mendoj. Fytyra dhe  gjithë trupi duken si të përtharë. Nuk mund të shëndoshem edhe po të ha mjaftueshëm.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku dermatolog Selman Lirza

Vajza ka lënë shumë gjëra pa shpjeguar për veten. E para, sa kile ka rënë? Nëse rënia ka qenë drastike, atëherë sigurisht që peshore peshe dietekanë humbur shumë lëngje në trup. Humbja e lëngjeve të trupit dhe shkrirja e dhjamit në mënyrë drastike bën që trupi të rrudhet.

Jo vetëm në rastin e vajzës, por në përgjithësi, kur dikush do të bjerë nga pesha, duhet të shoqërojë atë me aktivitet fizik, pasi në këtë mënyrë e mban trupin në tonus për të mos u rrudhur. Në të kundërt, do të ketë rrudhje të lëkurës nga rëniet drastike. Kjo është një nga arsyet pse ne si mjekë shpesh bëjmë thirrje që dietat drastike janë të rrezikshme për trupin. Sigurisht që rënia e menjëhershme mund të duket komode, por nga ana tjetër dëmet që sjell në shëndetin e lëkurës janë të mëdha. Sidomos për personat që nuk lëvizin dhe që me dietat e tyre vetëm dobësojnë muskulin e si rrjedhojë rrudhin edhe lëkurën.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?