Ja shenjat dhe simptomat që ju paralajmërojnë shfaqjen e sëmundjeve dhe “diçkaje” të keqe në trup

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Është shumë e rëndësishme që të vini re dhe të merrni në konsideratë çdo simptomë apo shenjë të re që ju shfaqet papritur në trup. Zakonisht mungesa e vitaminave dhe mineraleve në trup reflektohet me shfaqjen e një sërë simptomash, që përgjithësisht njerëzit priren t’i injorojnë. Ja disa prej tyre:

  1. buz e carÇarja e buzëve – Shkaqet më të zakonshme janë:
  • Mungesa e vitaminave të grupit B
  • Sëmundjet e stomakut, përfshirë këtu rritjen e sekretimit të acidit të stomakut, i cili gërryen mukozën e buzëve.
  • Mungesa e dhëmbëve të fundit
  • Anemi, mungesë hekuri
  • Ndodh edhe tek diabetikët për shkak se kanë një sistem të dobët imunitar
  • Kushtet e këqija të higjenës orale
  • Reaksion alergjik ndaj produkteve të ndryshme që aplikoni në buzë.
  1. Puçrra të kuqe në fytyrë dhe/ose rënie drastike e flokëve
  • Pamjaftueshmëri biotine
  • Stresi ose sëmundje nervore
  • Problemet e tiroideve
  • Marrja e pilulave të ndryshme hormonale me bazë kontraceptive
  • Mund të shkaktohen si shkak i përdorimit të ilaçeve për kurimin e hipertensionit, sëmundjeve të zemrës, depresionit etj
  • Infeksionet fungale të lëkurës.
  1. Gunga të kuqe ose të bardha në trup ose fytyrë (jo puçrra)

Nëse vëreni gunga në fytyrë, krahë apo pjesë të tjera të trupit, që me kalimin e kohës mund të bëhen edhe të dhimbshme, kjo mund të tregojë se keni çekuilibër hormonal ose një nga problemet e mëposhtme:

  • Mungesë të acideve esenciale yndyrore dhe vitamine A dhe D
  • Probleme hormonale
  1. Mpirje të këmbëve, duarve dhe/apo pjesëve të tjera të trupit

Ndjenja e mpirjeve të përkohshme dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar apo këmbë, janë zakonisht shenjë e mungesës së acidit folik dhe vitaminave B9, B6, B12. Ato janë të lidhura direct me sistemin nervor periferik dhe mungesa e tyre shkakton ndërhyrje. Ky çrregullim shoqërohet me ankth, depression, anemi dhe lodhje. / Burimi: helathyfoodteam

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë