“He For She”: Nga gruaja vijmë në jetë

“He For She”! Ku mund të jepej më mirë ky mesazh? Pikërisht aty ku lind jeta. Aty ku Ai dhe Ajo presin pasardhësit.

Në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese të Solidaritetit për Barazinë Gjinore ‪#‎HeForShe, e iniciuar nga UN  Women, shoqata “Together for Life” organizoi një aktivitet në maternitetin “Koço Glozheni”, Tiranë, me qëllim promovimin e karrierës profesionale të gruas dhe rolit mbështetës e përcaktues që burrat kanë në zhvillimin  dhe fuqizimin e pozitave të gruas në shoqëri. Nismës iu bashkua edhe Klubi i Shëndetit i gjimnazit “Sami Frashëri”.

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (2)

Aktiviteti kishte si simbol të vetin figurën e doktoreshë Rubena Moisiut,  drejtoreshë e këtij materniteti prej 13 vitesh, një grua me një personalitet të spikatur, e pajisur me karakter dhe vullnet të fortë, i cili e ka çuar drejt sukseseve të mirëqena profesionale  dhe që përbën, pa më të voglin hezitim, një shembull  të mirë për t’u ndjekur nga gjithë gratë shqiptare që aspirojnë liri dhe zhvillim.

Një tjetër shembull i drejtimit të suksesshëm të gruas është edhe Anika Dokle, në krye të qendrës së gruas, e cila është model i seriozitetit dhe përkushtimit në punë për të gjithë kolegët e saj.

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (6)

Mjekë të rinj e të vjetër, specializantë e infermierë, mbushën hollin e maternitetit, duke dhënë mesazhet e tyre për rëndësinë e rolit të gruas në shoqëri e në familje, duke motivuar kështu të gjithë burrat e djemtë të veprojnë kundër pabarazisë gjinore me të cilën përballen sot në botë gratë dhe vajzat.

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (4)

“Gruaja është gjysma e jetës. Nga gruaja vijmë në jetë”, u shpreh Nderim Mureshi, mjek gjinekolog pranë këtij materniteti, duke dhënë kështu mesazhin kryesor në këtë aktivitet, vijuar nga mesazhe sensibilizuese nga të tjerë mjekë, që përcollën respekt e vlerësim maksimal për figurën e gruas.

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (1)

 

“Flitet shumë që janë të barabarta me burrat. Për fat të keq, nuk është ky realiteti. Nuk duhet të harrojmë se gruaja ka një nga rolet më të rëndësishme në shoqëri”, tha mjeku Fjodor Kallajxhi.

Ndërkohë mjeku Mikel Koti theksoi: Një shprehje thotë se “Nëse edukon një djalë, ke edukuar vetëm një individ. Nëse edukon një vajzë, ke edukuar gjithë shoqërinë”.

“Grave dhe vajzave duhet t’u japim vendin që u takon”, u shpreh mjeku Klejdi Cankja.

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (8) He for She, Materniteti Koco Gliozheni (7)

He for She, Materniteti Koco Gliozheni (5)

Postime të ngjashme

Në Shqipëri u mbajt Forumi i Dytë Rajonal mbi Sipërmarrjen e të Rinjve
Konferenca finale për projektin “Development of New Interreligious Tools”
Tryezë e rrumbullakët: Përmirësimi i sigurisë dhe shëndetit në punë në Ballkanin Perëndimor
Radikalizimi dhe ekstremizmi në Shqipëri nga këndvështrimi i një të huaji
Indeksi global, 20 mijë shqiptarë në ‘skllavëri moderne’
E destinuar të abortohesh, braktisesh ose vdesësh vetëm se je vajzë
Liria sindikale dhe mbrojtja e punëmarrësve që denoncojnë korrupsionin
Radikalizimi i komunitetit romë dhe egjiptianë