Jam diabetike, ç’analiza duhet të bëj për veshkat?

diabet 2Jam një grua 45 vjeçe, doja të dija se çfarë analizash duhet ë bëjë një person që vuan nga diabeti për të parë nëse ka probleme me veshkat, më saktë me nefropatinë diabetike?

Për të diagnostikuar nefropatinë diabetike qysh në stadin fillestar, bëhet analiza e albuminurisë (proteinurisë) në urinën e 24 orëve.

Për të zbuluar sasitë minimale të ambuminës ose proteunurisë përdoren disa reagentë të veçantë të cilët bëjnë të mundur zbulimin e nivelit të albuminës ose të proteinurisë në urinë në sasitë nga 30-300 mg. Me përparimin e nefropatisë diabetike fillon dhe shfaqet me azotemi, pra rritje në gjak të azotit dhe e kreatininës, të cilat normalisht eliminohen me veshkën. Me avancimin e nefropatisë përkeqësohet funksioni normal i veshkës, çka shprehet me rritje të mëtejshme të azotemisë dhe kreatinimisë, të cilat kur kalojnë 100mg/dcl për azoteminë dhe 2mg/dcl për kreatiniminë shprehihn shfaqjen e insuficencës renale kronike të dekompesuar.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese