Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Ja 8 arsye përse arrat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore:
Ato përmbajnë acide yndyrore omega 3 dhe yndyra të shëndetshme
Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e frutave të thata, e sidomos e arrave, përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kardiovaskulare. Si një nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega 3, arra mund të quhet ushqim për trupin dhe trurin.
Ato janë një burim i mirë i lëndëve ushqyese
Një grusht arra në ditë na siguron lëndët ushqyese të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi. Përveç acideve yndyrore omega 3, një grusht me arra siguron 4 gramë proteina dhe 2 gramë fibra, lëndë ushqyese këto që rrisin ndjesinë e ngopjes. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i magnezit dhe fosforit, që forcojnë kockat.
Ato janë të shijshëm dhe mund të përdoren në gatime të ndryshme
Arrat nuk përdoren vetëm për ëmbëlsira, por mund të përdoren në gatime të ndryshme, si antipasta, supë me mish, sallata etj.
Arra konsiderohet si pema frutore më e vjetër
Ajo daton që në vitin 10.000 para erës së re. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur si bimë mjekësore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.
Arrat forcojnë kujtesën
Arrat për nga forma janë të njëjtë me trurin, dhe konsiderohen si ushqimi më i mirë për këtë organ. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se arrat ulin rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të alcajmerit.
Doni të humbisni kilet e tepërta? Hani arra
Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i një diete ushqimore të pasur me arra çon në rënien në peshë, ashtu si dieta ushqimore e pasur me karbohidrate dhe me më pak yndyra. Falë proteinave, fibrave dhe yndyrave, arrat do t’ju ngopin menjëherë.
Arrat ju shpëtojnë nga sëmundjet e zemrës
Për dekada me radhë, studime të ndryshme kanë vërtetuar se arrat ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Ja disa nga efektet mbrojtëse kardiake të arrave.
- Ulin nivelin e kolesterolit në përgjithësi.
- Ulin nivelin e kolesterolit LDL të dëmshëm.
- Rrisin nivelin e kolesterolit HDL të mirë.
- Ulin inflamacionin.
- Përmirësojnë funksionimin e enëve të gjakut.
Ato qëndrojnë më të freskëta kur mbahen në ambiente të ftohta
Arrat do të fillojnë të prishen nëse ruhen në temperatura të nxehta, por nëse ruhen në frigorifer, ata do të zgjasin për disa javë (flasim këtu për arrat e qëruara).
Ato forcojnë kockat
Acidet yndyrore omega 3, me të cilat janë të pasura arrat, ndihmojnë në forcimin e kockave.
Burimi: MSN.com / https://shendeti.com.al/


