Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pasi pickoheni nga insektet

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: D.Bardhi

Pas pickimit nga insektet (mushkonjat), pjesa e pickuar enjtet dhe të jep ndjesi kruajtje. Kjo ndodh për faktin se kur një mushkonjë pickon, ajo injekton një antikolaguant në lëkurë dhe shkakton një reaksion të butë alergjik. Për të lehtësuar skuqjen, enjtjen dhe kruarjen, duhet të çaktivizohen kimikaket e shkaktuara nga pickimi i insektit. Ekzistojnë disa mënyra që mund t’i realizoni në shtëpi pas pickimit nga insektet:

luge insekteTerapia e ftohtë:  Përdorni akull në lëkurën e irrituar pas pickimit nga insektet. Kjo mënyrë shërben si një kompreso e ftohtë për ta pastruar zonën dhe për të ndaluar skuqjen apo enjtjen e mëtejshme. Nëse nuk ju gjendet akull, fusni një lugë në frigorifer dhe përdoreni në vend të tij.

Amoniak: Ky është një ilaç popullor dhe efektiv për të ndaluar kruajtjet pas pickimit nga insektet. Amoniaku ndryshon aciditetin e lëkurës apo pH dhe neutralizon reaksionet që mund të ndodhin pas pickimit. Lagni një copë pambuku me amoniak dhe lyeni zonën e pickuar. Zgjidhni amoniak të holluar nëse jeni alergjik ndaj tij.

Sapuni: Sapuni mund të konsiderohet si një element tjetër mjaft i rëndësishëm për neutralizimin e kimikateve që vijnë pas pickimit. Zgjidhni një sapun pa aromë dhe ngjyra, sepse ai ndryshon aciditetin e lëkurës.

Peroksid hidrogjeni: Peroksidi i hidrogjenit (uji i oksigjenuar) është një disifektues i dobishëm dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Lehtëson kruarjet dhe enjtjet dhe është mjaft efektiv sidomos tek fëmijët dhe tek personat që kanë lëkurë të ndjeshme.

Alkooli: Alkooli vepron si disifektues, kështu që gjeja e parë që duhet të bëni pas pickimit nga insektet është të lyeni zonën me alkool për të parandaluar infeksionet që mund të vijnë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës