Merrni vitaminë D për 3 muaj dhe ja sëmundjet që do të parandaloni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Të dhenat statistikore tregojnë se rreth 75% e të rriturve amerikanë dhe 70% e fëmijëve nuk marrin vitaminë D në masë të konsiderueshme. Problemi qëndron në faktin se kjo vitaminë nuk merret në masën e konsiderueshme nga ushqimet, rrezet e diellit janë burimi më i mirë i saj.

Doza e rekomanduar e vitaminës D është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm. Sipas disa studimeve thuhet se vitamina D është thelbësore për parandalimin e shfaqjes së kancerit.

Vitamina D është një vitaminë që ruhet në mëlçi dhe në indet yndyrore. Vitamina D është e ndryshme nga vitaminat e tjera pasi trupi ynë e prodhon atë kur është i ekspozuar ndaj diellit. Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit, element i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave.

Problemet shëndetësore që lidhen me mungesën e vitaminës D:

vitamina DAstma: vitamina D është e rëndësishme për funksionimin e duhur të mushkërive. Ajo parandalon çrregullimet e frymëmarrjes që shkaktohen nga astma.

Osteoporoza: lidhet me pamjaftueshmërinë e vitaminës D në trup. Kombinimi i vitaminës D me kalciumin ndihmojnë në shëndetin e kockave.

Sëmundjet e zemrës: mungesa e vitaminës D çon në probleme me zemrën dhe presionin e lartë të gjakut.

Depresion: mungesa e vitaminës D shkakton vështirësi në përqëndrim, probleme me nervat, depresion, ankth etj.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit