Ja arsyet pse nuk duhet të ziheni asnjëherë kur jeni të nevrikosur

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas ekspertëve social komunikimi është çelësi i një marrëdhënie të mirë. Ata rendisin disa arsye se pse nuk duhet të ziheni kur jeni të nevrikosur apo acaruar:

zenieNervozizmi shtrembëron përceptimin tuaj

Sipas psikologëve kur një person është i zemëruar ai ka tendëncë të veprojë në bazë të përceptimeve fillestare. Në momente nervozizmi nuk i lini kohë palës tjetër të japë argumentat e tij dhe zënka do të bëhet më e madhe. Sipas psikologëve ju nuk duhet të merrni vendime kur jeni të nervozuar, prisni sa të qetësoheni.

Do të krijoni më shumë probleme

Nëse ngreni tonet e zërit në komunikim ndërsa jeni të nevrikosur do t’ju shkaktojë më shumë telashe. Sipas Tiny Buddah, psikolog, nuk duhet të merren hapa të rëndësishëm ndërsa jeni të frustruar apo nervozuar.

Do të humbisni kohë dhe energji

Shanset për t’u zënë me një shok, partnerin, familjar etj kur jeni të nevrikosur janë shumë herë më të mëdha. Në këto raste ju nuk dini t’i menaxhoni nervat dhe veten prandaj do të humbisni kohë dhe energji kot.

Do të ndiheni keq

Sipas psikologut Christine Allen, kur jeni të nevrikosur dhe ziheni me dikë do t’i thoni më shumë fjalë seç duhet, mbase edhe ato fjalë që në të vërtetë nuk i mendoni për personin që po ziheni. Në këto raste ju do të ndiheni më të penduar dhe më keq.

Burimi: Bright Side

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë