Ja mënyra më e mirë për të pastruar frutat dhe perimet nga pesticidet dhe kimikatet

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Një dietë e pasur me fruta dhe perime shumëngjyrëshe luan një rol kyç për shëndetin. Por duhet të dini që frutat dhe perimet përmbajnë pesticide të ndryshme, të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

pesticidePesticidet përdoren për të mbrojtur bimët nga efektet e dëmshme të barërave të këqija, sëmundjeve të bimëve dhe insekteve. Pasi i blejmë këto ushqime dhe thjesht i shpëlajmë, kimikatet mund të jenë reduktuar por jo zhdukur plotësisht. Këto kimikate arrijnë në zorrën e trashë dhe mbeten atje, duke e bërë zorrën e trashë toksike dhe dalëngadalë duke helmuar trupin.

Frutat dhe perimet nuk këshillohet të lahen me sapun apo detergjentë, sepse do humbisnin vlerat ushqyese dhe nuk do t’i bënin mirë organizmit.

Për të larë frutat dhe perimet nga pesticidet po ju paraqesim këtë mënyrë:

  • 1 lugë çaji uthull
  • 1 lugë çaji limon
  • 1 filxhan ujë

Hidhni të gjithë përbërësit në një shishe sprucuese. Spërkatni frutat dhe perimet me këtë lëng që përgatitët dhe lërini për 5 minuta. Më pas shpëlajini me ujë të bollshëm.

Burimi: Mr Healthy Life

Postime të ngjashme

Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual