Harta e plazheve më të ndotura dhe më të pastra në Shqipëri

Blertina Koka

Agjencia Kombëtare e Mjedisit sapo ka komunikuar raportin mbi “Gjendjen e Ujërave Larës per Sezonin Turistik 2017”.

Duke iu  referuar hartave të projektuar nga AKM, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Sipas agjencisë, nga monitorimi i 102 pikave, rezultuan 97 pika monitorimi me cilësi shumë të mirë.

  • 97 stacione – cilësi e shkëlqyer
  • 3 stacione – cilësi e mirë
  • 2 stacione – cilësi e keqe

 

Plazhet janë monitoruar për cilësinë e tyre mikrobiologjike – dy parametrat e ndotjes (bakterin E. Coli dhe Enterococu Intestinal), dhe nivelet e pehashit dhe temperaturën.

Plazhet me cilësi të keqe janë evidentuar vetëm në zonën e Durrësit (Plazhi Zhiron dhe Pas kanalit_Plepa), ndërsa ato me cilësi të mirë në Durrës (Kompleksi Xhardino), në Bregdetin e Vlorës (Shkolla e Marinës), në Bregdetin e Sarandës (Kanali i Cukës). Kujtojmë që vitin e kaluar të 3 këto plazhe kanë qenë të ndotura (lexo këtu).

Drejtori i AKM-së, z. Julian Beqiri theksoi se për këtë vit është risi dhe plazhi i Palasës me dy pika monitorimi që kanë cilësi shumë të mirë.

Të gjithë informacionin mbi cilësinë e ujërave larës pranë plazheve e gjeni në websitin e AKM-së./ Shendeti.com.al


 

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)