Kujdes! Mos e përdorni vajin e ullirit nëse po mjekoheni me këto ilaçe

Kundërveprime

Vaji i ullirit është disi i sigurt nëse merret siç duhet nga goja ose aplikohet në lëkurë. Ai mund të përdoret në mënyrë të sigurt si 14% e kalorive totale ditore, apo rreth 2 lugë gjelle (28 gramë) në ditë. Mbi 1 litra vaj ulliri ekstra të virgjër janë përdorur në javë në mënyrë të sigurt si pjesë e dietës mesdhetare.

Kur konsumohet si ushqim është i tolerueshëm. Ndërsa i aplikuar në lëkurë, janë raportuar edhe raste të shkaktimit të alergjive.

Nuk ka mjaftueshëm të dhëna të sigurta rreth sigurisë së përdorimit të gjetheve të ullirit, edhe pse deri tani gjethet  e ullirit dhe tuli i frutit nuk janë lidhur me efekte anësore të konsiderueshme tek studimet klinike.

Pemët e ullirit mund të shkaktojnë alergji sezonale tek disa njerëz.

Masa paraprake dhe paralajmërime

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji: Nuk ka mjaftueshëm të dhëna të sigurta rreth sigurisë së përdorimit të produkteve të vajit të ullirit gjatë shtatzënisë ose kur ushqeni fëmijën me gji. Mos përdorni sasi më të mëdha seç përdoren zakonisht në ushqime.

Diabeti: vaji i ullirit mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Njerëzit me diabet duhet të kontrollojnë sheqerin në gjak kur të përdorin vajin e ullirit.

Operacion: Vaji i ullirit mund të ndikojë tek sheqeri në gjak, duke ndikuar kështu në mbajtjen nën kontroll të tij gjatë dhe pas operacionit. Mos përdorni vaj ulliri 2 javë para operacionit.

Kundërveprime të moderuara: kujdes me këto kombinime

Mjekimet për diabetin (ilaçet kundër diabetit) kundërveprojnë me vajin e ullirit

Ulliri dhe vaji i tij mund të ulin nivelet e sheqerit në gjak. Mjekimet për diabetin përdoren gjithashtu për uljen e niveleve të sheqerit në gjak. Përdorimi i vajit të ullirit së bashku me ilaçe kundër diabetit mund të shkaktojë rënie të tij poshtë niveleve normale. Monitoroni me kujdes nivelet e sheqerit në gjak. Mund të duhet të ndryshohet edhe doza e ilaçeve.

Mjekimet për tensionin e lartë të gjakut kundërveprojnë me vajin e ullirit

Ulliri mund të ulë tensionin e gjakut. Përdorimi i vajit të ullirit së bashku me ilaçet për tensionin  e lartë të gjakut mund të shkakton ulje të këtij të fundit poshtë normale.

Mos humbisni: Vaji i ullirit, përdorimi për sëmundjet e kockave dhe të zemrës

Dozat

Dozat e mëposhtme janë studiuar në kërkimet shkencore:

Për kapsllëkun: 30 ml vaj ulliri.

Për tensionin e lartë të gjakut: 30-40 gramë vaj ulliri ekstra të virgjër në ditë si pjesë e dietës. 400 mg ekstrakt nga gjethet  e ullirit 4 herë në ditë janë përdorur gjithashtu për të trajtuar tensionin e lartë të gjakut.

Për kolesterolin e lartë: 23 gramë vaj ulliri në dietë (rreth 2 lugë gjelle) sigurojnë 17.5 gramë acide yndyrore mono-të-panopura në vend të yndyrave të ngopura në dietë.

Për parandalimin e sëmundjeve dhe sulmeve në zemër. Janë përdorur 54 gramë në ditë (rreth 4 lugë gjelle). Si pjesë e dietës mesdhetare, është përdorur gjithashtu konsumimi i më shumë se i 1 litre vaj ulliri në javë.

Burimi: WebMD/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë