Cilat janë ndryshimet fizike dhe psikologjike që shkaktojnë drogat?

Nga Lediana Bardho, kryeinfermiere në QSUT:

Ndryshimet fizike tek këta individë vijnë sipas llojit të drogës që kanë përdorur.

kanabisTek përdoruesit e kanabisit vihen re këto ndryshime, si: skuqje të syve, paranoja, humbje të oreksit, reagim të vonuar, vështirësi në përqendrim, kujtesë e dobët.

Tek përdoruesit e qetësuesve (valium, xanax, librium,etj) vihen re shenja të përgjumjes, vështirësi në të folur, konfuzion, depresion, probleme me kujtesën, marramendje, si dhe rrahje të ngadalta të zemrës.

Kokaina dhe stimulantë të tjerë (metamfetaminat) vihen re këto ndryshime: eufori, e folur e shpejtë, rrahje të shpeshta zemre, pagjumësi, humbje në peshë, paranojë, nervozizëm.

Haluçinogjenët (PCP, LSD)  tek përdoruesit e këtyre drogave shihet: eufori, rrahje të shpejta të zemrës, perceptim i reduktuar i realitetit, iluzione, depresion, sjellje e dhunshme.

Opioidet (heroina, morfina, kodeina, metadoni) japin një ndjenjë qetësie, frymëmarrje të ngadalësuar, kapsllëk, depresion. Kur droga injektohet në vena, vihen re edhe shpimet e bëra.

 

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë